image Milani pëson disfatën e parë në goleadën ndaj Fiorentinës

Futboll

Milani pëson disfatën e parë në goleadën ndaj Fiorentinës

news image

Milani luajti ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Rossoneri u mposhtën në ndeshjen që përfundoi me goleadë 4-3.

Spektakli filloi në të mirë të vendasve që realizuan tre gola të parët me Duncan, Saponara dhe Vlahovic.

Këta tre gola nuk e dëshpëruan sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovic, i cili i shënoi dy gola të shpejtë, por Vlahovic realizoi më pas për të vulosur fitoren.

Edhe pse autogoli i Venutit mund të rrezikonte rezultatin, por ishte vonë.

Kuqezinjtë po zhvillojnë sezonin më të mirë në dekadën e fundit, duke arkëtuar 32 pikë në pozitën e dytë.

Viola në anën tjetër me 21 pikë ngritët në pozicionin e gjashtë. /Gazeta Sinjali Sporti/