image Milani përgatit ofertë të re për Leaon, i ofron pesëfish pagë më të madhe se ajo aktuale

Futboll

Milani përgatit ofertë të re për Leaon, i ofron pesëfish pagë më të madhe se ajo aktuale

news image

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani po përgatit një ofertë të re kontrate për Rafael Leao dhe nuk dëshiron ta shesë lojtarin për më pak se klauzola e tij prej 150 milionë euro.

Kontrata e Leaos skadon në qershor 2024, por oferta e përgatitur nga drejtorët e klubit në mars nuk është më e vlefshme.

Kuqezinjtë kishin planifikuar të rrisnin pagën e Leaos nga 1.5 milionë euro në 4.5 milionë euro në sezon, por vlera e transferimit të Leaos u rrit më tej gjatë dy muajve të fundit të 2021-2022, kështu që Milani tani është i gatshëm të ofrojë 6 milionë euro në vit marrëveshje me yllin e tyre, duke zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2026.

Gazeta rozë konfirmon se Chelsea është e interesuar për lojtarin, por ende nuk ka mbërritur ofertë nga Stamford Bridge.

Leao ka një klauzolë prej 150 milionë euro dhe si Gazzetta ashtu edhe Calciomercato pretendojnë se gjigantët e Serisë A nuk janë të gatshëm të shesin në verë për një tarifë më të ulët.

Leao u rikthye në stërvitje dje dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin apo të kërkojë një marrëveshje edhe më fitimprurëse diku tjetër, duke marrë parasysh që ai është urdhëruar të paguajë 16.5 milionë euro për ish-klubin e tij Sporting CP.

/GazetaSinjaliSport/