Milan ka arritur që ta mposhtë Salernitana në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Rossoneri triumfoi me rezultat të pastër 2-0.
Kessie dhe Saelemaekers realizuan golat e fitorës tek skuadra kuqezi.
Me këtë fitore Milani rrëmben pozitën e parë me 38 pikë, por me një lojë më pak se Napoli që ka 36 pikë.
Salernitana me tetë pikë gjendet e fundit në tabelën e elitës së futbollit italian. /Gazeta Sinjali Sporti/