image Milani ngrit ofertën për De Ketelaeren, diskutime mes klubeve për detajet e fundit

Futboll

Milani ngrit ofertën për De Ketelaeren, diskutime mes klubeve për detajet e fundit

news image

Milani ka ngritur ofertën e tyre për të nënshkruar me Charles De Ketelaere dhe sipas raporteve të shumta në Itali, kuqezinjtë po ‘diskutojnë detaje’ me Club Brugge.

21-vjeçari është objektivi kryesor i Milanit për të forcuar sulmin e tyre në sezonin 2022-2023. Brugge refuzoi ofertën e tyre fillestare prej 20 milionë euro, por kampionët e Serisë A thuhet se kanë bërë një ofertë të përmirësuar që përputhet me propozimin prej 30 milionë eurosh të Leeds.

Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se të dy klubet tani janë duke diskutuar detajet e marrëveshjes.

Eksperti i transferimeve Carlo Laudisa pretendon se të dy klubet po diskutojnë bonuset pasi oferta e Milanit është në përputhje me pritjet e Brugge.

Lojtari thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë dhe shoqëruesi i tij po pret vetëm një telefonatë për të fluturuar në Milano dhe për t’i nënshtruar testeve mjekësore me kampionët e Serisë A.

Daniele Longo thotë se Milani është i sigurt për kompletimin e nënshkrimit të mesfushorit sulmues.

Reprezentuesi belg nuk mori pjesë në një miqësore kundër FC Copenhagen fundjavën e kaluar, duke sugjeruar se një transferim është në të.

/GazetaSinjaliSport/