Milani e ka filluar sezonin e ri në Serie A me humbje, pasi është mposhtur nga Udinese me rezultat minimal, 1-0.
Pjesa e parë filloi me një lojë tejet të ashpër, duke bërë që gjyqtari i ndeshjes t’i ndëshkojë me kartonë të verdhë lojtarët si: Lucas Paqueta, Hakan Calhanouglu, Fabio Borini dhe Jajalo.
Pjesa e dytë ishte e tëra për Udinesen që krijoi rastet të njëpasnjëshme, derisa Rossonerët ishin të fokusuar më shumë në mbrojtje.
Në minutën e 72-të vendasit kaluan në epërsi me anë të Rodrigo Becao.
Milani tentoi të rikthehej në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo Udinese nuk e uli asnjëherë tempon e lojës, për t’i marrë në fund tri pikë tejet të vlefshme.