image Milani merr një pikë falë një goli në minutën e 96’, fiton Roma

Futboll

Milani merr një pikë falë një goli në minutën e 96’, fiton Roma

news image

Milani me shumë mund e ka marrë një pikë në San Siro, duke barazuar 1-1 me Udinesen. Në këtë xhiro ka fituar Roma, që e ka mundur 2-1 Fiorentinën.

Ndalet Milani.

Pas fitores kundër Romës, u mendua se do të rikthehet te forma e mirë që e ka ndjekur gjithë sezonin, por jo, Milani është ndalur menjëherë.

Të besuarit e Stefano Piolit kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Udinesen.

Goli erdhi në minutën e 68’ për mysafirët, Rodrigo Becao realizoi.

Kur u mendua që me këtë rezultat do të përfundojë gjithçka, në skenë doli Kessie, që nga penalltia barazoi në minutën e 96’.

Interi tani do të ketë mundësinë të shkojë në shtatë pikë diferencë me Milanin.

Për dallim nga Milani, Roma që humbi xhiron e kaluar, është kthyer te fitoret.

Roma e mundi 2-1 me vështirësi në udhëtim Fiorentinën.

Spinazzola dhe Diawara shënuan për fitoren e Romës./Gazeta Sinjali Sporti/