Stadiumi “San Siro” pas finales së Superkupës që u zhvillua të mërkurën ndërmjet Interit dhe Juventusit, sonte e pret ndeshjen tjetër, atë ndërmjet Milanit dhe Genoas, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Italisë.
Skuadra e Piolit i është rikthyer formës dhe rezultateve të mira në kampionat dhe kërkon që ta vazhdojë këtë seri edhe në Kupën e Italisë.
Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje e cila fillon nga ora 21:00:
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Maldini, Leao; Rebic.
GENOA (4-3-3): Semper; Hefti, Vanheusden, Ostigard, Vasquez; Portanova, Badelj, Melegoni; Ekuban, Caicedo, Yeboah./Gazeta Sinjali Sporti/