image Milani mposhtë skuadrën nga Drenasi në “Fadil Vokrri”

Futboll

Milani mposhtë skuadrën nga Drenasi në “Fadil Vokrri”

news image

Milani ka shënuar fitore kundër Feronikelit me rezultat 2 me 0, në lojën miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e parë e realizoi Suso nga gjuajtja e lirë me një goditje tejet të bukur, pas një goditjeje dënimi.

Në pjesën e dytë, Milani arriti që ta dyfishojë epërsinë përmes Fabio Borinit, në minutën e 57. Përkundër rasteve tek të dy skuadrat, rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund.

Rastin më të mirë për Feronikelin e pati sulmuesi Kastriot Rexha, i cili goditi transversalen. Po ashtu vlen të theksohet se në stadiumin “Fadil Vokrri” kishin mbetur shumë ulëse të lira. /Sinjali/