image Milani e deklason Lazion në Coppa Italia, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Milani e deklason Lazion në Coppa Italia, kualifikohet në gjysmëfinale

news image

Milani ishte nikoqir i Lazios në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Rossoneri e mposhti skuadrën kryeqytetase me rezultat të thellë 4-0 në “San Siro”, shkruan Sinjali Sport.

Rafael Leao me një gol e një asistim, Olivier Giroud me dy gola dhe Franck Kessie me një gol tjetër shkëlqyen në këtë përballje.

Kuqezinjtë tanimë janë në gjysmëfinale dhe do përballen me rivalin lokal, Interin. /Gazeta Sinjali Sporti