Ndeshja në mes të AC Milanit dhe Napolit ka përfunduar me barazim, 1:1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 24-të me anë të Hirving Lozanos, transmeton Gazeta Sinjali.
Milani arriti të kthehet në lojë vetëm pas pesë minutave me anë të Giacomo Bonaventura, i cili shënoi barazimin 1-1.
Pas kësaj ndeshje Napoli renditet në pozitën e 7 me 20 pikë, ndërsa Milani renditet i 13 me 14 pikë./Gazeta Sinjali/