image Milani dhe Napoli monitorojnë situatën e Nedim Bajramit

Futboll

Milani dhe Napoli monitorojnë situatën e Nedim Bajramit

news image

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka njoftuar se Milani dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit shqiptar, Nedim Bajrami.

Bajrami ka shkëlqyer në këtë edicion me fanellën e Empolit dhe tashmë është shumë i kërkuar nga disa skuadra të ndryshme.

Lajmi i madh është se Milani dhe Napoli, dy skuadra që po rikthehen në majat e futbollit italian, janë duke e konsideruar transferimin e tij.

Empoli po kërkon 12 milionë euro për skuadrat e interesuara.

/Gazeta Sinjali Sporti/