Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka njoftuar se Milani dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit shqiptar, Nedim Bajrami.
Bajrami ka shkëlqyer në këtë edicion me fanellën e Empolit dhe tashmë është shumë i kërkuar nga disa skuadra të ndryshme.
Lajmi i madh është se Milani dhe Napoli, dy skuadra që po rikthehen në majat e futbollit italian, janë duke e konsideruar transferimin e tij.
Empoli po kërkon 12 milionë euro për skuadrat e interesuara.
#Napoli and #ACMilan are monitoring Nedim #Bajrami for the next season. #Empoli ask €12M for him. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 26, 2022