image Milani dhe Juventusi në garë për “Neymarin e ri”

Futboll

Milani dhe Juventusi në garë për “Neymarin e ri”

news image

Milani dhe Juventusi do të bëjë betejë edhe jashtë fushës, pasi të dyja kanë shprehur interesim për shërbimet e 19-vjeçarit nga Brazili, i cili po cilësohet si Neymari i ri.

Kaio Jorge është një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian. 19-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit dhe është pjesë e ekipit të parë të Santos prej janarit të vitit 2019.

Milani e ndjek prej kohësh dhe është shumë i interesuar për shërbimet e tij, edhe pse në garë ndodhen edhe shumë klube të tjera. Mes tyre edhe Juventusi.

Santos kërkon 10 milion euro për ta lënë të lirë Neymarin e ri siç e cilësojnë në Brazil, ndërsa Milani ofron 6 milion euro, edhe prej faktit që lojtari ka kontratë deri më 31 dhjetor.

Tani e duan edhe bardhezinjtë e Allegrit, por edhe ata njësoj si Milani, nuk kanë ndërmend të shpenzojnë më shumë se 6 milion euro për kartonin e Kaio Jorge. /Gazeta Sinjali Sporti/