image Milani befasohet nga Spezia, humb rastin ta marr lidershipin në Serie A

Futboll

Milani befasohet nga Spezia, humb rastin ta marr lidershipin në Serie A

news image

Skuadra e Milanit luajti ndeshjen e radhës në Serie A, përballë skuadrës së Spezia, raporton Sinjali Sport.

‘Rossoneri’ u befasua nga skuadra e Spezias me rezultat 1-2.

Mysafirët arritën me përmbysje ta fitojnë këtë sfidë edhe atë në kohën shtesë.

Rafael Leao i kaloi kuqezinjtë në avantazh, kurse Kevin Agudelo i barazoi shifrat, derisa Quartsin Gyasi e realizoi golin e fitores në minutën e 96-të.

Me këtë fitore Spezia i bëri favor Interit, pasi mbetet si lider me 50 pikë, kurse Milani me 48 pikë mbetet në vendin e dytë.

Mysafirët me 22 poena janë në vendin e 14-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/