Skuadra e Milanit luajti ndeshjen e radhës në Serie A, përballë skuadrës së Spezia, raporton Sinjali Sport.
‘Rossoneri’ u befasua nga skuadra e Spezias me rezultat 1-2.
Mysafirët arritën me përmbysje ta fitojnë këtë sfidë edhe atë në kohën shtesë.
Rafael Leao i kaloi kuqezinjtë në avantazh, kurse Kevin Agudelo i barazoi shifrat, derisa Quartsin Gyasi e realizoi golin e fitores në minutën e 96-të.
Me këtë fitore Spezia i bëri favor Interit, pasi mbetet si lider me 50 pikë, kurse Milani me 48 pikë mbetet në vendin e dytë.
Mysafirët me 22 poena janë në vendin e 14-të. /Gazeta Sinjali Sporti/