image Milani arrin marrëveshje me Lille për Sanches

Futboll

Milani arrin marrëveshje me Lille për Sanches

news image

AC Milan ka rënë dakord për një marrëveshje me Lille për të nënshkruar me Renato Sanches, raporton Calciomercato, përcjell Sinjali Sport.

Mesfushori 24-vjeçar portugez thuhet se ka qenë një objektiv afatgjatë për pretendentët për titull në Serie A.

Si rezultat i kësaj, një marrëveshje me vlerë rreth 20 milionë euro me shtesa me vlerë deri në 5 milionë euro thuhet se është pranuar nga klubi francez.

Drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara raportohet se tani janë në bisedime me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për kushtet personale.

/GazetaSinjaliSport/