“Bombë” nga Italia, Milan transferon yllin e Juventusit pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, përcjell Sinjali Sport.
Pas kualifikimit në Champions League, stafi i Milanit ka filluar të punojë për përforcimet e merkatos së verës.
E përditshmja italiane ”La Repubblica”, raporton se Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë gati dhuratën e parë për Stefano Piolin.
“La Repubblica”, shkruan se Milan do të tentojë transferimin e Paulo Dybalas nga Juventusi.
Dybala ka rënë në plan të dytë te Zonja e Vjetër dhe argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë nga Juventusi.
Kontrata e Dybalas skadon vitin e ardhshëm dhe Bianconerët janë të detyruar ta shesin 27-vjeçarin këtë verë.
Milan do të arkëtojë para nga shitja e Romagnolit dhe Castillejos, ndërsa për Dybalan do të ofrojnë 50 milionë euro.
Gazeta “La Repubblica”, shkruan se në operacion mund të përfshihet edhe Romagnoli për të ulur koston e transferimit. /Gazeta Sinjali Sporti/