image Milan vazhdon të interesohet për anëtarin e Sassuolos

Futboll

Milan vazhdon të interesohet për anëtarin e Sassuolos

news image

Skuadra e Milanit ka hedhur përsëri sytë nga lojtari i Sassuolos, Jeremie Boga, raporton italiania “La Gazetta dello Sport”.

Lojtari i dal nga akademia e Cheleat ka edhe dy vite kontratë në “Mapei”.

Forma e tij e mirë te Sassuolo ka rënë në sy të disa klubeve, por kuqezinjtë duken më të interesuarit.

24-vjeçari i lindur në Marseille dhe me orgjinë nga Bregu i Fildishtë është një opsion siç e kërkon Milani. Kuqezinjtë duan lojtarë të rinj, të fortë dhe që nuk janë shumë të kushtueshëm për arkat e klubit. Kushte të cilat Boga i përmbush më së miri.

Barcelona, Juventus`i dhe Napoli gjithashtu kanë ndjekur me interes lojtarin. Milani duket më i interesuari për momentin dhe në rast të një oferte konkrete, që do të bindë edhe Sassuolon, nuk përjashtohet kalimi i tij te kuqezinjtë verën e ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/