image Milan triumfon si mysafir të Sampdorias, fillon mbarë stinorin e ri

Futboll

Milan triumfon si mysafir të Sampdorias, fillon mbarë stinorin e ri

news image

Milan nis me këmbë të mbarë sezonin e ri 2021/22 në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Ekipi nga qyteti i modës ka arritur që të triumfojë në udhëtim te Sampdoria me rezultat të ngushtë, 0-1.

Goli i minutës së nëntë nga Brahim Diaz, ia solli kuq e zinjve fitoren e parë në sfidën e parë të edicionit të ri.

Rossoneri javën e ardhshme e pret në “San Siro”, Cagliarin, ndërsa Sampdoria i shkon Sassuolos. /Gazeta Sinjali Sporti/