image Milan transferon dy futbollistë të rinj

Futboll

Milan transferon dy futbollistë të rinj

news image

Milan sot do bëjë dy transferime, njofton Fabrizio Romano, përcjellë Sinjali Sport.

Brahim Diaz do nënshkruajë me Rossonerin për dy vjet në formë huazimi nga Real Madrid.

Spanjolli sot do t’i bëjë testet mjekësore dhe do firmos për dy vjet me pagë 3 milionë euro.

Milan pas dy vjetëve e ka opsionin për ta blerë futbollistin ofensivë për 22 milionë, ndërsa Real Madrid e ka klauzolë për të drejtë për ta blerë për 27 milionë.

Përpos Diaz, skuadrës italiane i bashkohet edhe futbollisti Fode Ballo-Toure nga Monaco për 4 milionë euro.

Toure luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka luajtur për Monacon, Lille dhe është formuar nga akademia e PSG. /Gazeta Sinjali Sporti/