image Milan provon ta rikthejë Dalotin, alternativë Florenzi

Futboll

Milan provon ta rikthejë Dalotin, alternativë Florenzi

news image

Milani po provon të rikthejë Dalot në Milanello pas një sezoni përgjithësisht pozitiv që portugezi zhvilloi tek kuqezinjtë, por duket se negociatat kanë ngrirë me klubin që ka në pronësi kartonin e lojtarit, Manchester United, për këtë arsye Milani i ka kthyer sytë nga Roma.

Mësohet se klubi lombard i ka kërkuar verdhekuqve  shërbimet e  Alessandro Florenzit. Formula e kërkuar është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje, por që mund të kthehet edhe detyrim blerjeje nëse  plotësohen disa kushte të caktuara , si për shembull kualifikimi në Champions League apo numri i ndeshjeve të luajtura nga futbollisti.

Negociatat kanë filluar dhe lojtari i përfaqësueses italiane e ka dhënë miratimin e tij për një transferim tek kuqezinjtë.

Përvoja dhe fleksibiliteti që ka Florenzi i cili mund të mbulojë disa pozicione në të djathtë kanë bërë që 30-vjeçari të jetë profili i duhur për Piolin, edhe në funksion të angazhimeve në UEFA Champions League.

Kampioni i Evropës me fanellën e përfaqësueses së Italisë  nuk është pjesë e planeve të Mourinhos dhe Roma është gati të shesë kartonin e tij për të ulur faturën e pagave. Nëse operacioni përfundon me sukses, Florenzi do të veshë fanellën e tretë të një klubi italian pas Romës e Crotones. /Gazeta Sinjali Sporti/