image Milan pranë transferimit të Giroud, dy lojtarë të Real Madridit në radar

Futboll

Milan pranë transferimit të Giroud, dy lojtarë të Real Madridit në radar

news image

Milani po tenton të përforcohet sa më shpejt dhe momentalisht janë tre emra që po përfliten për marrëveshje me kuqezinjtë.

Olivier Giroud raportohet se ka pranuar propozimin e Milanit, që i ofron kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milion euro në sezon.

Francezi duhet të zgjidhë kontratën me Chelsea, që rinovoi në mënyrë të njëanshme me të. Italianët nuk paguajnë për kartonin.

Tentativat e tjera të Milanit bëhen në Madrid, ku Brahim Diaz mbetet çështje për t’u zgjidhur. Kuqezinjtë po tentojnë huazimin edhe për një vit.

Gjithashtu duan të shtojnë një klauzolë për blerjen e tij, por me shifër 20-25 milion euro. Te Reali Milani po synon edhe mbrojtësin e djathtë, Alvaro Odriozola. /Gazeta Sinjali Sporti/