AC Milan iu është bashkuar lutjeve për shqiptarët që kanë pësuar nga tërmeti që ka ndodhur sot në Shqipëri.
Përmes një postimi në Tëitter klubi i “rosonerëve” ka thënë se mendja e tyre është te Shqipëria.
“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë për vëllezërit dhe motrat në Shqipëri që u goditën nga një tërmet i madh. Qëndroni të fortë”, njoftuan ata.
Dëmet nga tërmeti janë të mëdha pasi mbi 600 persona janë të lënduar, 13 të vdekur ndërsa ka persona që janë ende nën rrënoja./Gazeta Sinjali/