image Milan konfirmon interesimin e Interit dhe Atalantas për lojtarin brazilian

Futboll

Milan konfirmon interesimin e Interit dhe Atalantas për lojtarin brazilian

news image

Drejtori i Salernitanas, Maurizio Milan ka konfirmuar se Interi dhe Atalanta po punojnë për të nënshkruar me mesfushorin brazilian Ederson.

Mesfushori 22-vjeçar brazilian ishte një nga yjet në skuadrës këtë sezon. Ai u nënshkrua nga Corinthians për rreth 6.5 milionë euro në janar dhe tani ai vlerësohet në rreth 15-20 milionë euro.

Duke folur për Il Mattino, Milani diskutoi bisedimet me Interin dhe konfirmoi se ka ardhur një ofertë nga Atalanta.

“Ka interes nga Interi dhe ka një ofertë të prekshme nga Atalanta. Jemi në dialog me Nerazzurrët. Vullneti i lojtarit do të jetë vendimtar.

Vlerësimi ende i kalon 20 milionë euro, por mund të ketë edhe një klub të huaj që do të vijë javën e ardhshme“, deklaroi ai.

22-vjeçari Ederson, i cili ka kontratë me Salernitana deri në vitin 2026, bëri 15 paraqitje në Serie A këtë sezon, për një total prej 1151 minutash. Në atë kohë, ai shënoi dy gola, dha një asist dhe bëri përshtypje si mesfushor mbrojtës.

Interi po kërkon një rezervë për Marcelo Brozovic dhe mesfushori brazilian mund të jetë një përshtatje e mirë për skuadrën e Simone Inzaghit.

/GazetaSinjaliSport/