image Milan kompleton transferimin e Tomorit

Futboll

Milan kompleton transferimin e Tomorit

news image

Fikayo Tomori është lojtari më i ri i Milanit, përcjell Sinjali Sport.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi anglez, Fikayo Tomori ka kompletuar transferimin e tij dhe është lojtar i Milanit.

Milani ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të Tomorit, për shumën prej 28 milionë eurosh.

Tomori ka mahnitur me paraqitjet e tij në “San Siro” ku i zuri vendin Alessio Romagnolin për të formuar një partneritet të shkëlqyer në mbrojtje me Simon Kjaer. /Gazeta Sinjali Sporti/