image Milan – Juventus, formacionet e mundshme

Futboll

Futboll/ Milan – Juventus, formacionet e mundshme

news image

Pas ndeshjes së djeshme mes Interit dhe Napolit, e cila u fitua nga ekipi i Genaro Gattusos, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë zhvillohet sonte ndërmjet Milanit dhe Juventusit me fillim nga ora 20:45.

Të dyja ekipet humbën në fundjavë, ndërsa sot do të kërkojnë këndelljen në një ndeshje mjaft interesante.

Përderisa Stefano Pioli pritet të bëj një ndryshim në formacion, Maurizio Sarri pritet të bëj disa të tillë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

Juventus (4-3-1-2): Buffon; De Sciglio, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Cristiano Ronaldo, Dybala./Gazeta Sinjali/