image Milan interesohet për sulmuesin e Real Madridit

Futboll

Milan interesohet për sulmuesin e Real Madridit

news image

Sipas mediumit italian ‘Calcio Mercato’, Milan po konsideron transferimin e Jovic gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Sinjali Sport.

“Rossonerët” e kanë prioritet prej kohësh transferimin e Olivier Giroud por negociatat nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të duhet, dhe tani kanë kthyer vëmendjen kah 23-vjeçari.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti nuk e ka në planet e tij Jovicin dhe mund ta largojnë sërish në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Serbi, sezonin e kaluar zhvilloi 23 paraqitje si i huazuar te Eintracht Frankfurt, duke realizuar katër gola dhe dy asistime. /Gazeta Sinjali Sporti/