Milani thuhet se i ka dhënë kohë Hakan Calhanoglut deri më 30 qershor për t’iu përgjigjur kontratës së re, transmeton Sinjali Sport.
Reprezentuesi i Turqisë aktualisht po përgatitet për ndeshjen e fundit në Grupin A kundër Zvicrës sot, por e ardhmja e tij përtej kësaj vere nuk është zgjidhur.
Milan ka bërë një ofertë për të rinovuar marrëveshjen e mesfushorit sulmues në San Siro, por 27-vjeçari nuk ka dhënë një përgjigje.
Ish-lojtari i Bayer Leverkusen kontribuoi me 10 asistime dhe katër gola kur Milani përfundoi i dyti në Serie A në sezonin 2020-21 dhe ka bërë presion për një marrëveshje të re fitimprurëse me Rossonerët.
Por “Rosonerët” thuhet se i kanë ofruar atij një marrëveshje prej 4 milionë euro për të qëndruar në Milan dhe “SportMediaset” pretendon se klubi ka vendosur një afat deri më 30 qershor për t’iu përgjigjur ofertës së tyre.
Calhanoglu ka zbuluar se ai është i gatshëm të zhvendoset diku tjetër, nëse një ofertë tunduese arrin. Gianluigi Donnarumma, i cili ishte në një situatë të ngjashme, tashmë ka vendosur të largohet nga klubi. /Gazeta Sinjali Sport/