Olivier Giroud do të largohet nga skuadra e Chelseat pas përfundimit të këtij edicioni, transmeton Sinjali Sport.
Sulmuesit francez i skadon kontrata në këtë verë dhe po kërkon një aventurë të re.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazetta dello Sport”, Milani ka filluar kontaktet me fituesin e Kupës së Botës për të realizuar transferimin.
Mediumi italian bën të ditur se bisedimet mes “Rossonerëve” dhe agjentit të francezit po shkojnë në rrugën e duhur.
Chelsea nuk është e interesuar që t’i vazhdojë kontratën Giroudit dhe do ta lejojë largimin e tij si lojtar i lirë.
Milani beson se lojtari ka ende çfarë të ofrojë dhe do të ishte një opsion më i mirë se Mario Mandzukiq. /Gazeta Sinjali Sporti/