image Milan deklason Torinon, duke arritur fitoren më të thellë ndër vite

Futboll

Milan deklason Torinon, duke arritur fitoren më të thellë ndër vite

news image

Milan ka arritur që të fitojë në udhëtim ndaj Torinos me rezultat 0-7, duke e shkatërruar skuadrën nga Turini, raporton Sinjali Sport.

“Rossoneri” ishin në ditën e tyre, duke i arritur që t’i konkretizojnë me gol, shumicën e rasteve.

Ante Rebic me “hattrick” dhe një asistim, Theo Hernandez me dy gola, Franck Kessi me një nga pika e bardhë dhe Brahim Diaz një tjetër fundos vendasit.

Skuadra e Piolit me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 75 pikë të arkëtuara.

Torino mbetet në pozitën e 16-të me 35 pikë.

Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda pas dy ndeshjeve rresht ku shënoi gol dhe duke qenë një nga futbollistët më të mirë, është lënë në bankën rezervë për këtë takim, ku nuk u inkuadrua fare. /Gazeta Sinjali Sporti/