image Milan bindshëm fiton Cagliarit, pas paraqitjes fantastike në pjesë të parë

Futboll

Milan bindshëm fiton Cagliarit, pas paraqitjes fantastike në pjesë të parë

news image

Milan shkëlqeu në ndeshjen ndaj Cagliarit, shkruan Sinjali Sport.

Rossoneri ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Cagliarit.

Kuq e zinjtë duken në formë të mirë, ku Tonali e nisi në min e 12-të, derisa pas tre minutave Deiola barazoi gjithçka shifrat.

Më pas Diaz kaloi përsëri vendasit në epërsi në min e 17-të, kurse sulmuesi francez, Olivier Giroud, zgjeroi epërsinë me dy gola, njërin në min e 24-të, tjetrin në të 42-ën.

Skuadra e Piolit edhe javën e kaluar pati performancë të mirë, ku fitoi në udhëtim te Sampdoria. /Gazeta Sinjali Sporti/