image Messi pas lëndimit kthehet në stërvitje me skuadrën

Futboll

Futboll/ Messi pas lëndimit kthehet në stërvitje me skuadrën

news image

Lionel Messi është kthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e Barcelonës të mërkurën pasdite.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë skuadra përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Kthimi i argjentinaist është një ndihmë e mirëpritur për Ernesto Valverden, para ndeshjes së Blaugranave ndaj Real Betis të dielën.

Superylli argjentinas pësoi një dëmtim në ditën e parë të kthimit të tij pas pushimit, duke punuar i vetëm që atëherë.

Dëmtimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë bërë që ekipi mjekësor i Barcelonës ta shpejtojë rikuperimin e argjentinasit.

Kujojmë që pa Messin, Barcelona humbi ndeshjen hapëse 1-0 ndaj Athletic Bilbaos./Sinjali/