image Mësohet motivi i vrasjes në Prishtinë

Kosovë

Tragjedia/ Mësohet motivi i vrasjes në Prishtinë

news image

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjin Mati 1 në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar nga burime brenda Policisë se motivi i vrasjes është një mosmarrëveshje midis dy familjeve për çështje pronësore.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Sinjali