image Mësohet emri i të arrestuarit tjetër për plagosjen dhe tentim grabitjen në Prizren

Siguri

Mësohet emri i të arrestuarit tjetër për plagosjen dhe tentim grabitjen në Prizren

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Leutrim Latifi është njëri nga të arrestuarit lidhur me tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren, mbrëmjen e së hënës. Sinjali mëson se i arerstuari i dytë është Ibrahim Qadraku.

Për arrestimin e tyre njoftoi sot kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit, ku bëri të ditur se janë duke u kryer disa bastisje lidhur me këtë rast.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në argjendarinë në Prizren, të cilët plagosën babë e bir, pronarë të saj. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Ata kanë qenë të arrestuar për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar”, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti në Kuvend.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje si në filma dhe publikoi pamje ku shihet se si u terrorizuan qytetarët në Prizren nga kjo ngjarje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/