image Mesfushori shqiptar nënshkruan me skuadrën e Lazios

Futboll

Sport/ Mesfushori shqiptar nënshkruan me skuadrën e Lazios

news image

Futbollisti i talentuar shqiptar, Dean Liço do të jetë pjesë e skuadrës së Lazios.

Këtë e ka konfirmuar vetë mesfushori përmes profilit të tij në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

“Shumë i lumtur dhe krenar, dua të falenderoj ZOTIN në radhë të parë familjen dhe të gjithë që e bënë të mundur këtë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kujtojmë se Liço më parë ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për t’u larguar drejt spanjollëve të Leganes B, për të vazhduar më pas me huazimin te të rinjtë e Sportingut në Portugali dhe së fundmi te Peruggia në Itali./Gazeta Sinjali/