image Mes zërave për ndarjen nga Patrisi, Tuna nxjerr në shitje banesën në Prishtinë?

Bota e Yjeve

Mes zërave për ndarjen nga Patrisi, Tuna nxjerr në shitje banesën në Prishtinë?

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka qenë pre e shumë thashethemeve muajve të fundit.

Është përfolur se ajo bashkë me djalin e saj janë zhvendosur në Shkup dhe se këngëtarja i ka dhënë fund raportit të saj me bashkëshortin, Patris Berisha.

Megjithëse dyshja nuk e kanë konfirmuar këtë në ndonjë deklaratë në media, duket se ata nuk janë më bashkë.

I çuditshëm është edhe një nga postimet e fundit të këngëtares shkupjane në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një banesë e cila është në shitje.

Banesa për të cilën fansat menjëherë kanë aluduar se është në pronësi të këngëtares, ka bërë që ndjekësit edhe më tej të mendojnë se këngëtarja po e mendon shpërnguljen nga kryeqyteti kosovar.

Tuna i ka pasur të rralla paraqitjet në rrjetet sociale së fundmi, gjersa ka munguar edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

/GazetaSinjali/