image Merr flakë vetura në Gjilan

Siguri

Merr flakë vetura në Gjilan

news image

Një veturë është përshirë nga flakët gjatë ditës së sotme derisa ishte duke lëvizur në rrugën e “Malishevës” në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij zjarri vetura e tipit Golf është shkatërruar e tëra, kurse dëme ka pësuar edhe një veturë e tipit Mercedes e cila gjendej e parkuar afër veturës tashmë të djegur.

Lajmi për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se me date 23 korrik 2021  rreth orës 11:00 është raportuar se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e “Malishevës” në Gjilan. Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit . Zjarri është lokalizu nga zjarrfikësit. Vetura që ka mare flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06,  e njëjta si pasoj e zjarrit është shkatërruar e tëra .

Vlen të ceket se dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura Mercedes me targa 06,që ishte e parkuar në afërsi. Fatmirësisht  veç dëmeve materiale nuk ka  person të lënduar. Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardhë deri te zjarri”, ka thënë ai.

/Gazeta Sinjali/