image 20 vetura përfshihen nga zjarri në Gjakovë

Siguri

20 vetura përfshihen nga zjarri në Gjakovë

news image

Njëzetë vetura të papërdorura dyshohet se janë përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në orën 13:30 në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë.

Policia njofton se nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe eksperti i zjarrit.

/GazetaSinjali/