image Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka bërë të ditur Policia.

/GazetaSinjali/