image Vetura në rrugën Prishtinë-Pejë u përfshi nga zjarri sa ishte në lëvizje, policia jep detaje

Siguri

Vetura në rrugën Prishtinë-Pejë u përfshi nga zjarri sa ishte në lëvizje, policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një incident zjarri që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Parku i Biznesit”.

Ky incident ka ndodhur rreth orës 21:00, ku një veturë është djegur derisa ishte në lëvizje.

Nga ky incident zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Sinjalin se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ajo ka deklaruar se zjarri është arritur të lokalizohet.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo për Sinjalin./GazetaSinjali/