Një veturë është përshirë nga flakët gjatë ditës së sotme derisa ishte duke lëvizur në rrugën e “Malishevës” në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij zjarri vetura e tipit Golf është shkatërruar e tëra, kurse dëme ka pësuar edhe një veturë e tipit Mercedes e cila gjendej e parkuar afër veturës tashmë të djegur.
Lajmi për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se me date 23 korrik 2021 rreth orës 11:00 është raportuar se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e “Malishevës” në Gjilan. Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit . Zjarri është lokalizu nga zjarrfikësit. Vetura që ka mare flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06, e njëjta si pasoj e zjarrit është shkatërruar e tëra .
Vlen të ceket se dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura Mercedes me targa 06,që ishte e parkuar në afërsi. Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka person të lënduar. Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardhë deri te zjarri”, ka thënë ai.