image Mërgimtari nga Gjermania bën një varg shkeljesh të rregullave të trafikut në Prishtinë

Siguri

Mërgimtari nga Gjermania bën një varg shkeljesh të rregullave të trafikut në Prishtinë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një sinjalizues ka dërguar sot një fotografi në Gazetën Sinjali, e cila është realizuar sot rreth orës 17:00.

Në fotografi shihet një shofer i cili po drejtonte një veturë me targa të Gjermanisë, i cili ka bërë një varg shkeljesh të rregullave të komunikacionit, në udhëkryqin e rrugëve, afër Qendrës së Studentëve, në Prishtinë.

Ky shofer ka bërë ndërrimin e shiritit në vijë të plotë, në vijat e këmbësorëve, derisa ishte i ndezur semafori i kuq.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/