image Mërgimtari nga Austria parkon aty ku s'duhet, bllokon hyrjen e banesës

Sinjalizime

Mërgimtari nga Austria parkon aty ku s’duhet, bllokon hyrjen e banesës

news image

Parkimi i veturave siç duhet e ku duhet kohëve të fundit nuk është problematike për shoferët, kjo sepse ata gjejnë zgjidhje për veturat e tyre në cilin do vend. Mirëpo parkimi i këtyre veturave vend e pa vend po shkakton mjaft probleme për qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot në Gjakovë, ku një veturë me targa të Austrisë ka parkuar veturën në hyrjen e një banese në Gjakovë, duke penguar lëvizjen e lirë të banorëve.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali i cili ka dërguar këtë fotografi ka thënë se parkimi i kësaj veture në këtë pjesë po ia pamundëson hyrjen në banesë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/