image Mehaj pas operacionit në Banjskë: Jo 600 por edhe 10 mijë euro pagë nuk shpaguajnë rolin e djemëve tanë

Siguri

Mehaj pas operacionit në Banjskë: Jo 600 por edhe 10 mijë euro pagë nuk shpaguajnë rolin e djemëve tanë

news image

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas përfundimit të operacionit në Banjskë të Zveçanit, ka lavdëruar tejet lartë nivelin e gatishmërisë së pjestarëve që shërbejnë në mbrojtjen e vendit, për të cilët tha me disiplinën e përkushtimin e tyre në detyrë mund t’i japin leksione të gjitha njësive më të mira në botë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai iu kundërpërgjigj ashpër zërave që thonë se janë shumë 600 euro pagë për pjesëtarët e njësiteve policore, duke thënë se të njëjtit nuk shpaguhen edhe po qe se e kishin pagën 10 mijë euro.

“Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë së ketyre djemve tane ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë”, u shpreh Mehaj.

Mehaj deklaroi se këta “djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”.

Ish-ministri komentoi edhe kritikat të cilat i erdhën gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj ministrie, saktësisht për blerjen e dronëve “Bayraktar”.

“Thoshit pse dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen”, duke iu referuar sigurimit të xhirimeve të cilat i posedon tashmë Policia e Kosovës, e që ndihmuan të zbardhej pothuajse shumëçka nga sulmi terrorist në Banjskë.

Reagimi i tij i plotë:

Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë. Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë. Prandaj është kritike që Kosova të marrë PFP dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë së ketyre djemve tane ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë.

1. fondi i sigurisë ekziston edhe është për të gjitha institucionet e sigurisë

2. thoshit pse dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen.

3. shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme.

4. koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm.

Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i cmuar i tërë Kosovës.

/GazetaSinjali/