image Tejkalon në vijë të plotë, shoferit në Gjilan i merret patenta për tre muaj

Siguri

Tejkalon në vijë të plotë, shoferit në Gjilan i merret patenta për tre muaj

news image

Policia e Kosovës njoftoi të mërkuren se ka ndaluar një vozitës në Gjilan që po tejkalonte me veturë në vijë të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

Gjilan, 22 shkurt 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

/GazetaSinjali/