image Mediat italiane: Ibrahimoviq pensionohet në fund të sezonit

Futboll

Futboll/ Mediat italiane: Ibrahimoviq pensionohet në fund të sezonit

news image

Milan e afroi me bujë në merkaton e janarit, por Zllatan Ibrahimoviç mund t’i japë fund karrierës në fundin e këtij sezoni.

Kështu raporton “Gazzetta dello Sport” në Itali, me veteranin e sulmit që ka një kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi.

Veç situatës së rënduar te Milan, me shkarkimet e drejtorit Boban apo formën jo të mirë të ekipit, edhe Covid-19 duket se do ndikonte te 38 vjeçari, për t’i dhënë fund njëherë e mirë me futbollin e luajtur.

Gjithsesi, ecuria dhe objektivi Europë në fundin e sezonit do të jenë vendimtar për të ardhmen e shtatëlartit suedez me kuqezinjtë.

/Gazeta Sinjali/