image Më shumë se një orë pritje në Qendrën e Testimit në Prishtinë, krijohet tollovi (Video)

Sinjalizime

Më shumë se një orë pritje në Qendrën e Testimit në Prishtinë, krijohet tollovi (Video)

news image

Qendra e Testimit në Prishtinë është mbushur nga qytetarët, të cilët kanë shkuar ta paraqesin testin teorik për marrjen e patentë-shoferit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues tha se kanë pritur për më shumë se një orë, sepse nuk ka qenë askush brenda sporteleve.

I njëjti sinjalizues ka dërguar pamje të ambienteve në këtë qendër, ku shihet se ka shumë qytetarë duke pritur dhe janë pa maska e distancë sociale.

Kujtojmë që ost janë regjistruar 2 mijë e 708 raste të reja dhe një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

/GazetaSinjali/