image “Më jep para ose ta marr fëmijën” – Ngjarja e një narkotiku në Gjakovë

Siguri

“Më jep para ose ta marr fëmijën” – Ngjarja e një narkotiku në Gjakovë

news image

Një përdorues i narkotikëve ka terrorizuar familjen e vet në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, në momentin që ka mbetur pa këto substanca, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se dje, rreth orës 08:30, një femër ka raportuar se vëllai i saj i ka kërkuar një shumë të parave për të blerë narkotikë, meqenëse ai ishte konsumues i tyre.

Siç mëson Sinjali, ajo fillimisht kishte refuzuar t’i japë atij para. Por, pas refuzimit të saj, ai ia ka marrë fëmijën asaj dhe i ka thënë se “nëse nuk i jep para, do t’ia merrte me forcë fëmijën diku”.

Sipas burimeve motra ia ka dhënë të njëjtit 50 euro dhe ai e ka lëshuar fëmijën.

Me ta raportuar ajo rastin, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje por nuk kanë arritur ta gjejnë të dyshuarin. /Gazeta Sinjali/