image Me armë të gjata tentojnë të kryejnë vjedhje në një shtëpi në Prishtinë

Kosovë

Me armë të gjata tentojnë të kryejnë vjedhje në një shtëpi në Prishtinë

news image

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur dhe me armë kanë qëndruar afër rrethojës së shtëpisë së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë ka thënë se viktima ka deklaruar se nga dritarja i ka vërejtur dy persona të panjohur duke qëndruar tek rrethoja e shtëpisë së tij dhe se njëri prej tyre ka pasur një armë të gjatë në dorë.

Gjithashtu, ankuesi ka thënë në polici se të dyshuarit me të vërejtur atë, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Sinjali mëson se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Zenel Hajdini” në Prishtinë.

/Gazeta Sinjali/