image Mbyllet ndeshja Crotone-Lazio, Immobile i pandalshëm

Futboll

Mbyllet ndeshja Crotone-Lazio, Immobile i pandalshëm

news image

Lazio e ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A, duke e mposhtur Crotonen me rezultat 0-2.

Golat për Lazion i shënuan, Immobile dhe Correa, në një ndeshje ku mysafirët dominuan prej minutës së parë, shkruan Sinjali Sportiv.

Immobile me këtë gol e ka arritur shifrën e 107-të golave duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Lazios.

Forma e lartë e Immobiles mund të jetë lajm i keq për Vedat Muriqin, për shkak se konkurrenca për minutazh do të jetë shumë e fortë.

/Sinjali Sportiv/